75 Mall Live Search
22:54 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Beqa, nga Gjakova: Energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë

Disa prej kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së kanë qëndruar sot në Korenicë të Gjakovës.

Banorët e këtij fshati u mblodhën për të pritur partinë, për të diskutuar rreth temave të ndryshme, përfshirë dhe programin qeverisës, shkruan IndeksOnline.

Hajdar Beqa, 31-shi i PDK-së, u shpreh se takimi ishte përplot energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Sonte, në orët e vona, takuam banorët e fshatit Korenicë në Gjakovë. Ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Mbështetja dhe përkrahja që po marrim gjithandej vendit, po na jep forcë për të arritur fitore të sigurt në këto zgjedhje”, shkroi Beqa në facebook.