75 Mall Live Search
23:47 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Reçica-Llugiqi mbështetet fuqishëm në Baicë, Shale e Resinoc

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Anila Reçica-Llugiqi, është takuar sot me banorët e Shalës, Baicës dhe Resinocit.

Me sallat përplot qytetarë, diskutime produktive dhe shumë shpresë, u shpalos programi qeverisës i LDK-së.

Reçica-Llugiqi, që bartë numrin 57 në listën e Lidhjes, dëgjoi nga afër hallet e banorëve të këtyre fshatrave, kërkesat e tyre dhe propozimet për një të ardhme më të mirë.

Në mesin e shumë të rinjve e të rejave, grave e burrave, ajo mori përkrahje për të bërë atë që edhe është moto e LDK-së – Ndryshimi.

Pas përfundimit të takimit, ajo ndau kohën për t’i falënderuar serish të gjithë, duke postuar një galeri fotografish nga takimi i shpresës.