75 Mall Live Search
23:59 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / G T

Balde flet për shuplakën: Isha i ngacëmuar me baza racore!

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Getafes (1:1) në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.

Në minutat e fundit pamë një shuplakë të mbrojtësit, Alejandro Balde që ia dhuroi lojtarit kundërshtar, shkruan Indeksonline

Gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë, kurse pas përfundimit të ndeshjes Balde tregoi arsyen pse doli nga vetja.

“Mora disa ngacëmime në baza racore. I tregova edhe gjyqtarit për këtë”, tha ai

Tani Barça ka 39 pikë në pozitën e tretë, pesë pikë mbrapa Atletico Madridit që është në pozitën e parë (44)./Indeksonline/