75 Mall Live Search
09:52 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

KSI sfidon në një meç boksi ish-lojtarin e Premier League

Boksieri dhe Youtuberi i njohur, KSI ka bërë bujë mbrëmë përsëri.

Në kompaninë e tij të boksit “Misfits”, ai sfidoi ish-lojtarin e Chelseat, Wayne Bridge në një meç.

Mirëpo situata eskaloi kur KSI, provokoi Bridge duke i përmendur situatën me ish-partneren e tij, e cila kishte pasur një aferë me ish-bashkëlojtarin e tij dhe kapitenin e Chelseat, John Terry.

KSI, madje shtyu Bridge duke detyruar t’i ndante të dy për të shmangur rrahjet mes tyre.

Ky meç do të jetë edhe meçi rikthyes për KSI, i cili kishte bërë një pushim gati 2 vjeçar pas humbjes nga Tommy Fury.

Meçi pritet të zhvillohet me datën 29 mars në “MF & DAZN: X Series 21”, si meçi kryesor./IndeksOnline/