Arteta jep dritën jeshile për transferimin e Viktor Gyokeres

Arsenali po synon transferimin e Viktor Gyokeres në merkaton e janarit.
Sipas mediave angleze, trajneri i ”topçinjëve”, Mikael Arteta ka dhënë dritën jeshile për transferimin e sulmuesit suedez, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari tashmë e dy vite po shkëlqen në Portugali, te skuadra e Sporting Lisbonës.
Gyokeres këtë sezon ka shënuar 33 gola në 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Vlera e tij në treg është rreth 100 milionë euro./IndeksOnline/