75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

Ish-trajneri i Realit pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Belgjikës

Kombëtarja e Belgjikës ka mbetur pa trajner pas largimit të Domenico Tedescos.

Siç raporton gazetari Sacha Tavolieri, Federata belge është në bisedime me trajnerin spanjoll, Julen Lopetegui.

Belgjika, po ashtu gjendet në një fazë tranzicionale ku shumë nga yjet e “Gjeneratës së artë”, vendosën të penzionohen ndër ta edhe Eden Hazard.

Lopetegui, së fundi kishte qenë trajner i skuadrës së West Hamit, ku të cilit nuk i zgjati aventura pasi që u shkarkua në fillim të këtij viti.

Ai po ashtu menaxhoi skuadra si Porto, kombëtaren e Spanjës, Real Madridin, Sevillan, Wolverhampton Wanderers dhe së fundi West Hamin./IndeksOnline/