75 Mall Live Search
21:01 / E Diele, 19 Janar 2025 / G T

Dani Olmo lëndohet dhe mungon në dy ndeshje të rëndësishme

Skuadra e Barcelonës ka marr një lajm jo të mirë pas barazimit ndaj Getafes në La Liga gjatë këtij vikendi.

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo është lënduar dhe pritet të mungoj 10 ditë, shkruan Indeksonline

“Diario AS” raporton se spanjolli do jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi të ri që e ka pësuar gjatë këtyre ditëve.

Olmo do të mungoj në dy ndeshjet e rëndësishme për Barcelonën gjatë këtyre ditëve. Ndaj Benficas në Champions League dhe Valencias në La Liga./Indeksonline/