Smajl Latifi: Rinia është shkëndija që ndez flakën e ndryshimit

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Smajl Latifi, është shprehur se rinia është shkëndija që ndez flakën e ndryshimit.
Latifi, përmes një postimi në facebook tha se në takimin me rini ndjeva një forcë dhe entuziazëm që më dha besim se e tashmja dhe e ardhmja janë në duar të sigurta.
Ndërsa theksoi se angazhimi juaj është burimi i fuqisë që do të sjellë ndryshime të mëdha dhe nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh të rinjtë që marrin drejtimin për Kosovën Fituese.
“Rinia është shkëndija që ndez flakën e ndryshimit!
Në takimin me rini ndjeva një forcë dhe entuziazëm që më dha besim se e tashmja dhe e ardhmja janë në duar të sigurta. Angazhimi juaj është burimi i fuqisë që do të sjellë ndryshime të mëdha dhe nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh të rinjtë që marrin drejtimin për Kosovën Fituese.
Unë kam besim te ju, bashkohuni më 9 shkurt, angazhohuni që ta bëjmë Rahovecin dhe Kosovën më të fortë dhe më të ndritshme!
Bashkë, për horizonte të reja!”, ka shkruar Latifi./Indeksonline/