Rrihet fort një person në Milloshevë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Milloshevë të Obiliqit pasi ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht, viktimën.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është hapur lëndim i rëndë trupor./IndeksOnline/