75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 20 Janar 2025 / L A

Garnacho ka biseduar me Conten, është afër Napolit

Alejandro Garnacho duket se është afër largimit nga Manchester United.

E ardhmja e tij duket se është në Serie A, ku i cili pritet që të transferohet te Napoli.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Napoli do të paguajë çmimin e 60 milionë funtave të vendosur nga “djajtë e Kuq” dhe po ashtu flitet se lojtari ka folur në telefon me vetë trajnerin e Napolit, Antonio Conten.

Garnacho, shihet si zëvëndësues i Khvicha Kvaratskhelias, i cili u largua drejt PSG-së.

Argjentinasi, këtë sezon ka bërë 32 paraqitje ku ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/