75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 20 Janar 2025 / AR

Meghan Markle dhe princi Harry hedhin poshtë artikullin e “Vanity Fair”

Meghan Markle dhe princi Harry  kanë hedhur poshtë akuzat për sjelljen e tyre ndaj stafit të bëra nga “Vanity Fair”.

Në revistë artikulli u botua me titullin “American Hustle” ku u deklarua se dukesha e Sussex-it mund të ishte “me të vërtetë, vërtet e tmerrshme” kur gjërat nuk shkonin ashtu siç kishte dëshirë, transmeton Indeksonline.

Meghan Markle dhe Princi Harry dyshohet se kanë hedhur poshtë akuzat kundër tyre në një artikull të Vanity Fair.

Duke cituar burime të shumta që kanë punuar për Sussex-ët që kur ata u larguan nga Britania pesë vjet më parë, Meghan ishte e ftohtë si natyrë.

“Sussex-ët po përpiqen të projektojnë një imazh të kujdesshëm duke ndihmuar disa nga ata që janë prekur nga zjarret kataklizmike që po shkatërrojnë aktualisht Kaliforninë”, tha Richard Fitzwilliams, një komentator mbretëror.

Meghan dhe Harry u mblodhën rreth viktimave të zjarrit të LA, duke qenë vetë në prag të evakuimit, duke bërë donacione për përpjekjet e ndihmës përmes fondacionit të tyre Archewell dhe gjatë fundjavës shërbyen ushqime për të mbijetuarit së bashku me gruan e guvernatorit të luftuar Gavin Newsom./Indeksonline/