75 Mall Live Search
15:26 / E Hënë, 20 Janar 2025 / LB

Blakaj: Ahmet Isufi figurë e shquar në historinë politike dhe çlirimtare të Kosovës

Lulëzim Blakaj,  ka shprehur mbështetje të fuqishme për Ahmet Isufin, kandidatin për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në një postim të tij, Blakaj ka theksuar se historia e Ahmet Isufit është një histori përkushtimi të palëkundur ndaj Kosovës dhe lirisë.

“Që në moshën 17-vjeçare, Ahmeti u bë pjesë e organizimeve për çlirim dhe u vu nën pranga nga regjimi jugosllav, duke kaluar një periudhë të vështirë 6-vjeçare burgimi. Kjo vuajtje vetëm sa e forcoi vendosmërinë e tij për një Kosovë të lirë”, shkruan Blakaj.

Pas daljes nga burgu, Ahmeti me shokët e tij themeloi celulat e UÇK-së në rajonet e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës, duke luajtur një rol kyç në udhëheqjen e Zonës Operative të Karadakut gjatë periudhës së luftës, e deri në fitoren përfundimtare të Kosovës.