Fiknete Bejta: Llukari gjithmonë është rreshtuar prapa interesit të Kosovës, duke u rreshtuar me LDK-në

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka vizituar qytetarët e fshatit Gollak.
Bejta, përmes një postimi në facebook u shprehë se Llukari gjithmonë është rreshtuar prapa interesit të Kosovës, duke u rreshtuar me LDK-në.
Ndërsa theksoi se kjo pritje e ngrohtë na jep zemër që të mos ndjejmë lodhje
“Një tubim i një fshati të Gollakut që mblodhi mbështetës e votues të LDK-së, sikur të ishte një qytet i madh i Kosovës.
Llukari gjithmonë është rreshtuar prapa interesit të Kosovës, duke u rreshtuar me LDK-në.
Kjo pritje e ngrohtë na jep zemër që të mos ndjejmë lodhje, por të punojmë edhe më shumë për fitoren e 9 shkurtit dhe për Qeverinë e re të Kryeministrit Abdixhiku”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Fiknete Bejta kandidon me numër 69./Indeksonline/