75 Mall Live Search
08:14 / E Martë, 21 Janar 2025 / AR

Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës, në mbrëmje shkon në Podujevë

Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Në orë ⁠10:00 do të bëjë homazhe te varri i Rugovës, më pas do të shkojë për vizitë te familja Rugova.

Në ora 12:00 mbahet promovimi i librit “Rugova prijësi intelektual”, nga Fondacioni Rugova i përgatitur nga Ndue Ukaj. Promovimi do të bëhet në ambientet e shkollës politike “Ibrahim Rugova”.

Pastaj, Adixhiku vazhdon me aktivitete elektorale ku në orën⁠ ⁠18:00 do të mbajë ubimi elektoral Vushtrri.

Ndërkaq në ora⁠ ⁠20:00 do të mbajë një takim me qytetarët e qendrës në Podujevë.