75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Dy klube të njohura interesohen për Eric Garcian

Eric Garcia me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona në këtë afat të janarit.

Kjo vjen pasi që Garcia, nuk po mund të gjejë vend në formacionin startues të Flickut.

Pak ditë më parë për të kishte shprehur interesim ish-skuadra e tij Girona, ku i cili Garcia kishte treguar klasin e tij sa ishte në huazim sezonin e kaluar.

Mirëpo tashmë është shtuar edhe klub i ri në mes, me Comon e Cesc Fabregasit që ofruan plot 7 milionë për të.

Garcia, ka bërë vetëm 16 paraqitje këtë sezon me Barcelonën, duke shënuar vetëm 1 gol në të gjitha garat./IndeksOnline/