75 Mall Live Search
08:55 / E Martë, 21 Janar 2025 / AR

Angela Martini flet për kohën kur ishte e dashura e Kanye West-it

Angela Martini është e përqendruar në të ardhmen dhe ka mësuar të kujtojë vetëm aspektet pozitive të së kaluarës së saj.

Modelja shqiptare, e cila fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010, ndau detaje rreth marrëdhënies së saj romantike me ish-partnerin Kanye West gjatë një interviste ekskluzive për OK! Ajo gjithashtu reflektoi mbi përvojën e saj në garën ndërkombëtare të bukurisë, e cila asokohe ishte në pronësi të Donald Trumpit.

angela martini ish kanye west kurre mos genjej dhe te lendon universin

Duke lavdëruar West, 47 vjeç, Martini tha për OK!: “Ai është një artist dhe vizionar i mrekullueshëm.” Sa i përket lidhjes së tyre në vitin 2011, ajo theksoi: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje tek ai ishte se ai ishte një folës i së vërtetës.” Ajo shtoi: “Ai nuk do të gënjente kurrë, edhe nëse kjo do të të lëndonte. Ai është vërtet i sinqertë. Ai është ai që është dhe nuk mban maskë.”

Në lidhje me bashkëshorten e West, Bianca Censori, 30 vjeçes, Martini deklaroi: “Mendoj se ajo është e bukur dhe ka një qëndrim unik dhe të sigurt.”

angela martini ish kanye west kurre mos genjej dhe te lendon universin

Megjithatë, Martini pranoi: “Preferoj të mos hyj në detaje rreth së kaluarës sime, pasi fokusi im është në të ardhmen, e cila ka më shumë rëndësi. Çdokush, qoftë figurë publike apo jo, ka të kaluarën e vet, të mbushur me momente të bukura, mësime apo gabime.”

angela martini ish kanye west kurre mos genjej dhe te lendon universin

Para inaugurimit të Trump të hënën, më 20 janar, autorja e “Love Hope Light” kujtoi gjithashtu përvojat e saj me presidentin e ardhshëm republikan, 78 vjeç, i cili zotëroi franshizën e  “Miss Universe” nga viti 1996 deri në 2015.

angelatrump