75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Davies shumë afër vazhdimit të kontratës me Bayernin

Mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies, ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munichu.

Davies, kishte qenë i lidhur me një largim gjatë fillimit të sezonit me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën që kërkuan atë, mirëpo Davies ka vendosur të qëndrojë.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, kanadezi pritet të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare me “bavarezët”, ku do të fitojë rreth 15 milionë euro plus një tarifë nënshkrimi dhe bonuse speciale shtesë.

Davies, këtë sezon ka bërë 24 paraqitje me Bayernin, ku kishte shënuar një gol dhe kishte bërë tre asistime./IndeksOnline/