75 Mall Live Search
16:53 / E Martë, 21 Janar 2025 / H F

Rrëfimi i familjarëve/ Ekskluzive: Pak orë para v*asjes, Albisoni fasadoi shtëpinë e tij…(Pamje)

I riu nga Klina, Albison Slivova u vra tinëzisht pasditën e 12 nëntorit të vitit të kaluar bashkë me kushëririn e tij, Rexhepin.

Pak orë para vrasjes makabre, ai për disa orë rresht fasadoi shtëpinë e tij kjo me qëllim që t’i dilte krahë familjes së tij.

Ishte dreka e fundit që u ulë në tavolinën e ushqimit me nënën e tij, kur papritmas pranoi një ftesë për takim nga 19 vjeçari- Jon Hoti, i cili pak orë më pas e privoi nga jeta.

Albisoni njihej si një djalë i urtë e punëtor, i cili qysh si i ri i doli krahë babait të tij.

Ndërkohë dorasi, Jon Hoti ndodhet ende në paraburgim.

Nëna dhe babai i Albisonit me zemrën e thyer rrëfejnë për tragjedinë që i goditi si nga qielli./IndeksOnline/