Aliu për Rugovën: Me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës

Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Aliu, ka kujtuar e nderuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 19- vjetorin e vdekjes së tij.
Ai tha se me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës.
‘’Sot nderojmë e kujtojmë presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugova, në 19- vjetorin e ikjes së tij në amshim. Politika vizionare e Atit themeltar të Republikës, presidentit tonë historik, dr. Ibrahim Rugova, vendosmëria dhe urtia e tij arriti ta senzibilizojë botën mbi çështjen e Kosovës. Me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës!’’, ka shkruar Aliu.

Kujtimi dhe nderimi për Atin themeltar të Republikës sonë do jet i përjetshëm, ka shtuar Aliu./Indeksonline/