75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 21 Janar 2025 / S Z

Shkon në 66 numri i të vdekurve nga zjarri në resortin e skive në Turqi

Të paktën 66 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri që shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë, thanë autoritetet lokale të martën.

Zjarri shpërtheu rreth orës 00:27 GMT në zonën e restorantit të hotelit, duke përfshirë shpejt ndërtesën, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.

Ekipet e urgjencës nga qytetet fqinje, përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ekipet mjekësore të mbështetura nga helikopterët u dërguan në vendngjarje.

Autoritetet evakuuan rreth 230 të ftuar nga hoteli, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan.

Siç raporton AA, tashmë ka nisur nisur hetimi për shkakun e zjarrit.

Kartalkaya në provincën e Bolu është një nga destinacionet kryesore të turizmit dimëror të Turqisë, duke tërhequr mijëra vizitorë gjatë sezonit të skive. Resorti shtrihet rreth 295 kilometra (183 milje) në lindje të Stambollit.