Sonte Pavlidis vs. Barcelona/ Katalunasit po “kolapsohen” nga Benfica

Tri gola i ka shënuar Benfica Barcelonës sonte, dhe akoma nuk ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes.
Barcelona dhe Benfica po ndeshen në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe rezultati aktual është 3:1, në favor të vendasve.
Benfica e nisi ndeshjen vrullshëm për të shënuar qysh në minutën e dytë, me Vangelis Pavlidis.
Rezultati u barazua nga Lewandowsi (13′), nga pika e bardhë e penaltisë.
Por, Pavlidis duket se sonte nuk është ngopur me gola.
Ai i shënoi edhe dy herë katalunasve, një herë në minutën e 22-të, e një herë në të 30-tën, për të thelluar epërsinë./IndeksOnline/