75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

Ndeshja Angli-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.