Aksident me të lënduar në Drenas, përfshihet vetura e Policisë së Kosovës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi të mërkurën në Drenas, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për IndeksOnlinen se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ishte zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve të mëtejshme.