75 Mall Live Search
10:29 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / k.v

Arrestohet një person në Vushtrri për dhunë familjare dhe sulm ndaj policisë

Në orët e para të mëngjesit të 21 janarit 2025, në Vushtrri, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Policia ka njoftuar se, pas arritjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar fizikisht njësitin policor, duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore, të cilat janë konfirmuar nga raporti mjekësor. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike, tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.