Suharekë: Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital, dyshohet për sulm në zemër

Mëngjesin e 21 janarit, në Suharekë, një person ka ndërruar jetë gjatë rrugës për të kërkuar trajtim mjekësor. Viktima, i cili po udhëtonte me veturë së bashku me bashkëshorten, nuk ishte ndier mirë me shëndet dhe ishte shtrirë në automjet gjatë rrugëtimit.
Mjeku kujdestar, i cili mbërriti në vendngjarje, ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak dhe ka deklaruar vdekjen e tij në vend.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.