75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / L K

“Fshesa” e Trumpit shkarkon komandanten e parë në shërbimin e armatosur amerikan

Administrata Trump ka shkarkuar komandanten e Rojës Bregdetare të SHBA, admiralen Linda Lee Fagan, udhëheqësen e parë femër të një shërbimi të armatosur. Këtë e bëri të ditur Ministria e Sigurisë Kombëtare të martën.

Ish-presidenti Joe Biden emëroi Faganin në vitin 2021 për të kryesuar Rojat Bregdetare, e cila është përgjegjëse për sigurinë detare. Ajo u bë gruaja e parë në udhëheqjen me uniformë të një prej gjashtë forcave të armatosura amerikane.

Edhe pse Roja Bregdetare është një shërbim i armatosur, ajo i raporton Departamentit të Sigurisë Kombëtare, jo Pentagonit.

Kongresmeni demokrat Rick Larsen e quajti vendimin për shkarkimin e Fagan “të gabuar dhe të dëmshëm për gatishmërinë e misionit”./Indeksonline/