Zemërgjerësia e presidentes Osmani, ja për cilat kategori bëri dhurata për ndërrimin e motmoteve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani vitin e kaluar u tregua zemërgjerë me disa kategori të caktuara.
Me ndrrimin e motmoteve, zyra e presidentit ka ndarë dhurata për festat e fundvitit për fëmijët e SOS fshatit, Down Syndrome Kosova, fëmijët me autizëm, shtëpitë e të moshuarve, strehimoret për mbrojtje të grave dhe fëmijëve si edhe grupet e tjera.
Vlera e parashikuar për këtë tender fillimisht ka qenë 20 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Tenderi i është besuar operatorit ekonomik “Smart Office& Print SH.P.K”, me çmimin prej 19,794.50 euro.

Në njoftimin e publikuar nga E-prokurimi, bëhet e ditur se tenderi i është dhënë operatorit me çmimin më të ulët. /IndeksOnline/