75 Mall Live Search
13:59 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / L A

Lojtari i Premier Leagues përballet në një gjykatë në Francë

Lojtari i Premier League, do të përballet në një gjykatë franceze.

Bëhet fjalë për anësorin e Brentfordit, Yoane Wissa i cili do të paraqitet në gjyq pas një incidenti që i ndodhi atij në vitin 2021, sa ishte te Lorienti.

Wissa, pritet të marrë pjesë dy ditë në një provë katërditore që filloi pranë Lorientit të martën.

Kongolezi, kërkoi një operacion urgjent në fytyrë pas sulmit me frikën fillestare për shikimin e tij. Kjo ndodhi vetëm një muaj para se të transferohej në Londrën Perëndimore.

Një grua kishte hedhur acid në fytyrën e anësorit të Brentfordit dhe kishte tentuar t’ia kidnaponte edhe fëmijën e tij të posalindur.

Gruaja, e quajtur vetëm si Laetitia P, përballet me akuzat për tentativë vrasjeje, rrëmbim fëmijësh dhe tentativë rrëmbimi dhe nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me 30 vjet burgim./IndeksOnline/