75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / k.v

Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë

Të paktën 16 persona u plagosën nga një shpërthim në një minierë në Poloni.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkureje në rajonin Katowice të Polonisë Jugore.

Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie, si edhe lëndime në krahë dhe këmbë.

Në një deklaratë, kompania e qymyrit Jastrzębie, e cila zotëron minierën, tha se incidenti ndodhi në një thellësi prej rreth 850 metrash nën tokë.