75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Ka festë e Milani, një nga mbrojtësit më të mirë arrin marrëveshje me “Kuqezinjtë”

Skuadra e Milanit ka bërë një goditje të fortë gjatë merkatos së dimrit, duke nënshkruar me mbrojtësin, Kyle Walker.

walker pritet të transferohet te gjiganti nga Serie A, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi i Manchester Cityt tashmë është pajtuar me pagën e ofruar nga skuadra “kuqezi” që do jetë shumë më e vogël sesa te klubi nga Premier League.

Walker ditë më parë i kërkoi Pep Guardiolas që të largohet nga skuadra dhe trajneri spanjoll i dha lejën e menjëhershme.

Ish-lojtari i Tottenhamit ishte transferuar te City gjatë vitit 2017 për 52 milionë euro./Indeksonline/