Partia e Veton Berishës dënohet nga PZAP, shpifi për IRDK-në

Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës me në krye Veton Berisha është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas vendimit të PZAP-së, Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës është dënuar me 1000 gjobë për shkak të gjuhës së urretjes së përdorur gjatë fushatës zgjedhore.
Në arsyetim thuhet se kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës Veton Berisha në një tubim në qytetin e Pejës është shprehur si vijon ‘’ Jemi sot në ditë të rënda, ofertat janë marramendëse, ofrohen çmime, ofrohen oferta që janë të pa mendume’’
Më këtë rast sipas ankuesit ai ka ofenduar komunitetin egjiptian.
Në vendim thuhet se Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës është detyruar që shumën prej 1000 eurove ta paguajë në afatin prej 15-të ditësh./Indeksonline/