75 Mall Live Search
23:09 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Doktori i PDK-së i mobilizuar fuqishëm në fushatë, shumë takime në nje ditë

Kandidati i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha ka zhvilluar një sër takimësh gjatë ditës së sotme.

Ai fillimisht ka takuar banorët e lagjes Shupkovc dhe Kqiq i vogël ku ka marrë mbështetje të madhe nga ana.

‘’Më 09 Shkurt Shkolla në Shupkovc është qendër e votimit, rezultati po dihet, po ndjehet, po vërtetohet çdo ditë sikurse edhe sonte, ishte madhështore dhe impozante, kjo frymë fitoreje në këtë lagje.Faleminderit banorëve të lagjes Shupkovc dhe Kqiq i vogël për mbështetjen e madhe që më dhatë sonte’’, ka shkruar Rexha.

Pasdite Rexha ka takuar gratë dhe vajzat nga Kqiqi i madh.

‘’Erdhëm sonte prap në Kqiq të madh, aty ku të rinjë e të reja, gra e burra janë rreshtuar drejtë fitores së madhe për Bedri Hamzën Kryeministër’’, ka shkruar Rexha.

Ndërsa në mbrëmje kandidati Rexha u prit nga nga familjet Gashi dhe Rexha në Iliridë.

‘’Sonte u pritëm nga familjet Gashi dhe Rexha në Iliridë. Bisadat në takime ishin të këndshme, duke ndjehur rrahjet e zemrës nga ndjesia që na ofron qëndrimi pranë flamurit Kombëtar dhe inspirimi për një Kosovë ma të mirë.Kosova mundet ma mirë, nuk është thjeshtë një sllogan, por një mision patriotik për ta bërë vendin tonë ma të mirë për të jetuar’’, ka shkruar Rexha./Indeksonline/