75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 23 Janar 2025 / MSH

Policia deklarohet rreth shpërthimit në një biznes në Pejë

IndeksOnline raportoi se në një biznes në Pejë ndodhi një shpërthim.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, teksa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova deklaroi për IndeksOnline se incidenti ndodhi në rrugën “Besnik Lajqi”, aty ku u hodh një granatë dore.

Ai shtoi se nga incidenti, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet relevante të drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Rugova./IndeksOnline/