75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Z S

Tahiri viziton BIK-un në Vushtrri, pritet ngrohtësisht nga kryetari i BIK-ut

Kandidati i LDK-së për deputet Xhafer Tahiri ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovë dega në Vushtrri.

Ai është mirëpritur ngrohtësisht nga kryetari i BIK në Vushtrri Prof. Ejup Haziri.

”Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Bashkësinë Islame në Vushtrri, ku u pritëm me mikpritje të ngrohtë dhe respekt të veçantë nga kryetari i BIK në Vushtri Prof. Ejup Haziri.Gjatë vizitës, patëm mundësinë të diskutojmë për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame luan në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda komunitetit tonë”, ka shkruar Tahiri.

Kjo vizitë na shërbeu si një mundësi e vlefshme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shprehur vlerësimin tonë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë, ka shtuar Tahiri./Indeksonline/