75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 23 Janar 2025 / H F

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:00 ka kryer një kontroll në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit

Aty janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

Armët dhe municioni e personit të dyshuar ishin ekspozuar më herët në rrjetet sociale.

“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.