75 Mall Live Search
18:18 / E Enjte, 23 Janar 2025 / H F

I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupin e një gruaje të pajetë, Yuval Raphael është këngëtarja që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion

Këngëtarja Yuval Raphael do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizionin e këtij viti që do të mbahet në Zvicër më 17 maj.

Artistja 24-vjeçare, nuk është një emër i padëgjuar më parë për botën… ajo është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Ajo fitoi konkursin Rising Star të Channel 12 dhe “biletën” për në Eurovision 2025. Fitorja e Yuval Raphael u “vulos” nga performancat e saj të Abba’s Dancing Queen dhe Sam Smith’s Ëriting’s On The Ëall.

Kënga që 24-vjeçarja do të performojë në Zvicër do të zgjidhet nga një ekip njerëzish të muzikës dhe do të zbulohet në një emision special në muajin mars.