75 Mall Live Search
20:23 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Gj. Sh

Milind Daku bashkohet me Gjilanin

Mirlind Daku nuk e ka harruar skuadrën e vjetër.

Futbollisti kosovar, i cili aktualisht luan te skuadra ruse, Rubin Kazan, ka vizituar skuadrën e Gjilanit, në kampin e Antalias në Turqi, ku po kryejnë fazën pergatitore para fillimit të sezonit pranveror, shkruan IndeksOnline.

Daku u prit ngrohtësisht nga futbollistët e Gjilanit dhe trajneri Ardian Nuhiu.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, ”kuqebardhët” zhvilluan një ndeshje miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Elimai, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Golashenues për Gjilanin ishte sulmuesi boshnjak, Senad Jaroviq./IndeksOnline/