Trump: Kievi gati për marrëveshje, dua të takoj Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshironte të takonte së shpejti Presidentin rus Vladimir Putin për të siguruar fundin e luftës pothuajse 3-vjeçare me Ukrainën, duke u ankuar për atë që ai e quajti humbjen e madhe të jetëve.
Në prag të fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump deklaroi dhjetëra herë se do të kishte një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë në ditën e tij të parë në detyrë, nëse jo më parë.
Këshilltarët e tij tani pranojnë se lufta do të marrë muaj për t’u zgjidhur.
“Unë do të doja të takohesha me Presidentin Putin së shpejti dhe të arrija fundin e luftës. Dhe kjo nuk vjen nga pikëpamja e ekonomisë apo ndonjë gjë tjetër. Vjen nga pikëpamja e miliona jetëve që po humbasin. Plumbat vijojnë të marrin jetë njerëzisht. Dhe plumbat ndalen vetëm nga trupat e njerëzve. Njerëzit qëllohen në fushën e betejës, siç thashë, plumbi nuk fshihet. Duhet ta ndalojmë këtë luftë, është e tmerrshme”, deklaroi Trump, shkruan A2.
Trump theksoi se “Putini donte denuklearizimin”.
Manjati kujton se kishte pasur një bisedë për këtë me Presidentin rus në vitin 2020, pak para zgjedhjeve që ai humbi ndaj Joe Biden:
“Mund t’ju them se Putinit i pëlqeu një ide e tillë, për ndërprerjen e armëve nukleare. Dhe mendoj se pjesa tjetër e botës do të duhet ta kishte ndjekur këtë project. Edhe Kinës i pëlqen kjo gjë”.
E vetmja mënyrë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund është ulja e çmimit të naftës, theksoi Trump nga Davosi./Indeksonline/