Oferta është serioze, një skuadër nga Bundesliga e do me çdo kusht Fisnik Asllanin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, mund të largohet nga Elversberg gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton gazetari gjerman, Florian Plettenberg, për Asllanin është interesuar skuadra e Union Berlinit, shkruan Indeksonline
Union Berlini e ka shumë seriozisht dhe do të tentojë deri në ditën e fundit të merkatos dimërore, e cila është, më 3 shkurt.
22-vjeçari është pjesë e Hoffenheim dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka shënuar dhjetë gola te skuadra nga Bundesliga 2 (Elversberg) dhe ka bërë pesë asiste në 18 ndeshje.
Për Fisnik Asllanin janë të intereuar edhe katër skuadra të tjera, në Gjermani dhe Itali./Indeksonline/
🚨🔴 Union Berlin want to permanently sign Fisnik #Asllani by Deadline Day on February 3rd. Concrete talks are ongoing with the 22-y/o striker from Elversberg.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 23, 2025
Four other teams are also seriously pushing for him.
His contract with Hoffenheim runs until 2026. So far, he has… pic.twitter.com/XemTdOJi1d