75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 24 Janar 2025 / MSH

Abdixhiku merr zemër në Malishevë: Ndryshimin do ta bëjmë bashkë!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëndroi sot në Malishevë, ku u takua me qindra qytetarë.

Takimi, përveç se ishte për të shpalosur programin, njëherazi ishte edhe simbolik, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Malishevë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë, dhe me ne është ngritur e tërë Kosova. Në çdo anë të vendit po jehon fort thirrja e madhe popullore për ndryshim!

Siç bëjmë në çdo tubim, edhe në Malishevë folëm për projekte madhore e për zgjidhje konkrete. Folëm për të ardhmen, dhe për ‘Rrugën e Re’!”, u shpreh Abdixhiku.

Kandidati për kryeministrit u zotua se do të bëhen investime të mëdha dhe do të realizohen të gjitha projektet zhvillimore.

Ky është postimi i plotë i tij:

MALISHEVË!

Pjesëmarrje masive, entuziazëm, dhe besim i madh qytetar! Festë që sonte u bë edhe më e veçantë falë manifestimit të 35 vjetorit të themelimit të degës sonë atje.

Lidhja Demokratike e Kosoves është ngritur në këmbë, dhe me ne është ngritur e tërë Kosova. Në çdo anë të vendit po jehon fort thirrja e madhe popullore për ndryshim!

Siç bëjmë në çdo tubim, edhe në Malishevë folëm për projekte madhore e për zgjidhje konkrete. Folëm për të ardhmen, dhe për ‘Rrugën e Re’!

Do t’i investojmë 5 miliardë euro në katër vite për ta transformuar infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe energjinë e Kosovës, dhe për ta ringjallur ekonominë tonë!

Do të krijojmë programe specifike për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë me qasje më të lehtë në financim dhe teknologji moderne.

Do t’i realizojmë të gjitha projektet tona zhvillimore dhe do ta bëjmë vendin tonë krenar!

Sepse kjo tashmë nuk është vetëm një fushatë – është ëndrra jonë e madhe për Kosovën që do ta ndërtojmë bashkë!

Fatmir, përgëzime për këtë organizim madhështor! Suksese edhe kandidatëve tanë nga Malisheva Fatmir Ademaj, Fetah Rudi, dhe Fatmir Kastrati.

Ndryshimin do ta bëjmë bashkë – me 9 shkurt!