Ekskluzive: Finalja e Big Brother, ja kush po prinë me vota aktualisht

Sonte mbahet finalja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.
Teksa kanë mbetur pak minuta deri në nisjen e një spektakli përplot me surpriza, nga e premtja e kaluar, shikuesit kanë pasur mundësinë të votojnë për personin që mendojnë se duhet të fitojë këtë edicion.
Në finalen e madhe të Big-ut, garën për çmimin e madh po e bëjnë: Xuxi, Xheneta, Driloni, Sara dhe Vullneti.
IndeksOnline raporton se deri më tani, në votat e grumbulluara po prijnë Xheneta dhe Driloni.
Mbetet të shihet se kush do të kurorëzohet si fitues./IndeksOnline/