Ardian Kastrati: Kosovës i duhet dritë, Bedri Hamza ka planin e qartë për stabilitetin energjetik

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, është shprehur se Kosovës i duhet dritë e në burg duhet të shkoj mafia energjetike.
Kastrati, përmes një postimi në facebook ka thënë se Bedri Hamza ka planin e qartë për stabilitetin energjetik.
“Kosovës i duhet dritë, ndërsa në burg duhet të shkoj mafia energjetike!
Bedri Hamza ka planin e qartë për stabilitetin energjetik”, ka thënë Kastrati,
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Kastrati kandidon me numër 65./Indeksonline/