75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 24 Janar 2025 / MSH

Arkitekti ndërkombëtar i jep mbështetje kandidatit Abazi të LDK-së

Kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së janë duke marrë mbështetje nga miqtë e tyre anekënd botës, me rastin e zgjedhjeve qendrore të 9 shkurtit.

Mbështetje ka pranuar edhe Mustaf Abazi, i cili është përshëndetur prej larg nga miku i tij, arkitekti Simone Micheli.

Përmes një video-adresimi nga Toronto, Micheli u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Abazin, duke e përshkruar atë si një njëri punëtor, të mirë dhe si ndryshim potencial për vendin tonë.

“Çdo ditë që po kalon, nga takimet me qytetarë anekënd Kosovës po e shoh se sa i thellë është zhgënjimi për këtë qeverisje  në ikje dhe sa i nevojshëm është ndryshimi”, u shpreh Abazi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Abazi bartë numrin 76 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Ky është postimi i plotë i tij:

Faleminderit mikut tim, arkitektit me renome Simone Micheli, nga Toronto për mbështetjen e tij që ma përcolli përmes këtij videomesazhi.

Çdo ditë që po kalon, nga takimet me qytetarë anekënd Kosovës po e shoh se sa i thellë është zhgënjimi për këtë qeverisje  në ikje dhe sa i nevojshëm është ndryshimi.

NDRYSHIMI po ndodhë me LDK-në

Ai do të kulmoj me fitoren e  9 shkurtit!