Bukoshi përkrahë kandidatët e AAK-së në Suharekë

Kandidatët për deputet nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Samir Bytyçi, Driton Maliqaj e Mensur Selimaj, kanë marrë përkrahje në një takim të sotëm.
Takimi u zhvillua me banorët e Bukoshit në Suharekë, shkruan IndeksOnline.
Pas diskutimit dhe shpalosjes së programit, Muharremaj u shpreh i lumtur për takimin dhe mikpritjen.
“Takimet e radhës i kemi kudo me qytetarët tanë me një entuziazëm të pashoq të mikpritjes.
Ne zotohemi që do të punojmë, e do të angazhohemi për projektet që e zhvillojnë Suharekën dhe Kosovën”, u shpreh ai.