75 Mall Live Search
23:55 / E Premte, 24 Janar 2025 / Gj. Sh

Walker tregon kush ishte personi i cili e bindi për tu bashkuar me Milanin

Kyle Walker u zyrtarizua sot si futbollist i ri i Milanit.

Ai u transferua nga Manchester City në form huazimi deri në qershor, por kuqezinjtë e kanë mundësin për blerjen e përhershme në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Walker gjatë prezantimit tha se personi i cili e bindi të nënshkruaj me Milanin ishte sulmuesi anglez. Tammy Abraham.

“Tammy më tha që duhet të vija, ai më ndihmoi të merrja një vendim. Tifozët këtu janë të mrekullueshëm, të dëgjosh ata të këndojnë, të ndjesh mbështetjen e tyre do të thotë shumë dhe do të jetë një nxitje e madhe deri në fund të sezonit. Zgjodha numrin 32 për David Beckham, një ikonë në vendin tonë.”, deklaroi Walker./IndeksOnline/