75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / Gj. Sh

Drilon Rama pasi fitoi Big Brotherin: Do të bëhem kampion bote në Boks

Boksieri Drilon Rama është fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai arriti të fitoj çmimin e madh prej 160 mijë euro duke pasur një përkrahje të madhe nga publiku, që nga filimi i këtij spektakli, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores, Driloni deklaroi se ai do ti rikthehet profesionit dhe do të punoj shumë për tu shpallur kampion i botës në boks.

“Shpresoj të më përkrahni kështu deri sa te fitoj titullin e kampionit të botës në boks”, deklaroi ai.

Rama përfaqëson ngjyrat e flamurit gjerman, kurse deri tani ka zhvilluar vetëm tri meçe boksi profesional duke i fituar të tri këto meçe./IndeksOnline/