75 Mall Live Search
10:46 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / FR

Bejta merr mbështetje të madhë në Prishtinë: Saherë që ka fituar LDK-ja, ka fituar Kosova

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, është takuar me qytetarët në takimin  me strukturat dhe mbështetësit e nëndegës së Prishtinës së Re.

Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se qytetarët gjithandej Kosovës po përqafojnë ofertën e LDK-së.

Ndërsa theksoi se saherë që ka fituar LDK-ja, ka fituar Kosova.

“Takimi me strukturat dhe mbështetësit e nëndegës së Prishtinës së Re ku na priti kryetari Ardian Krasniqi, ishte një tjetër garancë e fitores së madhe që na pret më 9 shkurt.

Qytetarët gjithandej Kosovës po përaqafojnë ofertën e LDK-së që do të vihet në jetë në qeverinë e re me Kryeministrin Abdixhiku.

Saherë që ka fituar LDK-ja, ka fituar Kosova. Kështu do të jetë edhe më 9 shkurt”, ka shkruar Bejta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta kandidon me numër 69./Indeksonline/