75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / FR

78 aksidente dhe rreth 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 965 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 78 aksidente, 33 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale.