75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / Gj. Sh

Kurtan Kajtazi: Sportit do t’ia kthejmë vlerën sërish, sepse sporti mundet ma mirë

Kandidati për deputet nga PDK, Kurtan Kajtazi ka publikuar fotografi kur në vitin 2014 klubi i futbollit “Vushtrria”, u shpall kampion i superligës së Kosovës.

Kajtazi i cili në listën zgjedhore mban numrin 37 tha se me programin dhe vizionin e PDK-së sportit do ia kthejnë vlerën.

Postimi i plotë:

Viti 2014 kur klubi i futbollit “Vushtrria” u shpall kampion i superligës së Kosovës. Festa bashkë me tifozerinë “Forca” si dhe me trajnerët Ismet Munishi e Bekim Shotani.

Sportit do t’ia kthejmë vlerën sërish, sepse sporti mundet ma mirë. Vizioni i PDK-së është vizioni edhe për sportin.

#PDK131
#KurtanKajtazi37