75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / G T

S’kishte shënuar nga muaji tetor i vitit të kaluar, sot ishte dita e tij/ Rey Manaj shënon dy gola dhe bën dy asiste

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore të thellë 5:2 ndaj Kayserisporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit turk.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Indeksonline

Manaj fillimisht shënoi gol në minutën e pestë dhe më pas në minutën e fundit.

Përveç dy golave, sulmuesi “kuqezi” sot bëri edhe dy asiste te shënimet e bashkëlojtarëve të tij, Rodrigues dhe Bassan.

Manaj s’kishte shënuar gol qysh nga muajti tetor i vitit të kaluar, kurse sot shkon në shifrën e gjashtë golave dhe tri asiste në 15 paraqitje me Sivassporin./Indeksonline/